“Jam princesha jote e vogël, të dua”/ I dërgonte foto dhe video intime të dënuarit për vrasje, oficerja 23-vjeçare i shpëton burgut

10/09/2026 18:03

Një oficere burgu në Britani ka shmangur dënimin me burg pasi u përfshi në një lidhje tre-mujore me një të burgosur, të cilit i dërgoi video dhe foto intime, ndërsa i shprehte edhe dashurinë e saj.

Samantha Stowell, 23 vjeçe, kishte nisur një marrëdhënie me Conor Dobson gjatë kohës që punonte si oficere në burgun HMP Manchester, shkruan The Sun.

Dobson ishte i dënuar për vrasjen e një gruaje 70-vjeçare në një aksident me makinë.

Gjykata u njoh me akuzën se Stowell dhe Dobson shkëmbyen një numër të madh mesazhesh, përfshirë foto dhe video intime.

Në disa prej komunikimeve, ajo i shprehte ndjenjat e saj dhe e quante veten “princesha e tij e vogël”.

Dobson i kishte shkruar se sytë e saj “e bënin të dashurohej”, ndërsa Stowell i ishte përgjigjur se ai e bënte të lumtur dhe se e donte.

Ajo gjithashtu i kishte shkruar se shpresonte që një ditë të ishin sërish “bashkë siç duhet”.

Gjykata u informua se Dobson kishte transferuar para në llogarinë bankare të Stowell përmes një personi tjetër.

Sipas prokurorisë, shumat arrinin në rreth 1,200 paund dhe ishin përdorur për blerjen e dhuratave.

Marrëdhënia u zbulua pasi punonjësit e burgut gjetën një iPhone gjatë kontrollit të qelisë së Dobson.

Pas arrestimit të saj, policia kontrolloi telefonin e Stowell dhe gjeti bisedat mes tyre.

Ajo më pas pranoi se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të përfundonte në burg. Stowell tha gjithashtu se kishte vlerësuar vëmendjen e Dobson pas ndarjes nga partneri i saj.

Samantha Stowell u deklarua fajtore për keqpërdorim të detyrës publike gjatë periudhës nga 13 marsi 2022 deri më 10 gusht 2023.

Ajo u dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi u pezullua për 24 muaj.

Gjykatësi Patrick Field tha se një faktor lehtësues ishte mosha e saj në kohën e ngjarjes.

Megjithatë, ai theksoi se marrëdhënia me një të burgosur ishte “tërësisht e papërshtatshme” dhe se ajo e dinte këtë për shkak të trajnimit që kishte marrë.

Top Channel