Dita e 103-të e tubimit në Tiranë, protestuesit mbajnë fjalime te Kryeministria: Bashkohuni student, kombi na thërret

10/09/2026 21:21

Pas kaosit të krijuar mbrëmjen e kaluar me bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit, protestuesit tërhiqen sërish nga përshkallëzimi.

Protesta e 103 ishte e qetë dhe itinerari i zakonshëm, nga sheshi Skënderbej te Kryeministria.

Nga bulevardi u dëgjua e njëjta thirrje: largimi i gjithë klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Edhe protestës së 103 nuk i munguan thirrjet për bllokim rrugësh, ndërsa u kërkua dalja në shesh e çdo shqiptari.

Me marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit mbyllën edhe mbrëmjen e 103. Ndërsa të shtunën në shesh është njoftuar protestë kombëtare, ku pritet të bashkohet edhe diaspora.

Top Channel