Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm te Kthesa e Kamzës, Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin G.I., ka aksidentuar një këmbësore, 59-vjeçe.

Kjo e fundit është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA