Një person është arrestuar nga policia në Elbasan, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi N.E., 60 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkaq policia procedoi penalisht shtetasin B. T., banues në fshatin Buqës, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi , pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA