Ish Prokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Top Talk’.

Hajdari shprehet i bindur se në muajt në vazhdim, në mënyrë periodike, do të ketë njerëz që do të përballen me drejtësinë, ndërsa shton se SPAK-ut nuk i mungon profesionalizmi, por as mbështetja e ndërkombëtarëve!

Ish prokurori thotë se ndërkombëtarët mbështesin totalisht hetimet dhe dosjet që janë në duart e prokurorëve të SPAK.

Shkëlqim Hajdari thotë se SHBA ka prova dhe materiale për zyrtarë të lartë shqiptarë dhe janë të gatshëm të bashkojnë forcat me organet ligjzbatuese në vendin tonë do t’i kërkojnë, për të nxitur kështu vazhdimin dhe përfundimin e hetimeve!

Kujtojmë se, DASH shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij ‘non grata’ “për korrupsion madhor”, ndërsa Hajdari thotë se ndërkombëtarët janë sërish të gatshëm për dhënien e provave dhe informacioneve lidhur me personat e shpallur ‘non grata’.

Pjesë nga biseda në studio:

Denis Dyrnjaja: Ka një debat për fuqinë administrative që SPAK ka shumë pak prokurorë, pra rreth 20 prokurorë a mjaftojnë për çështje kaq të rëndësishme, me peshë dhe kërkojnë kohë të hetohen?

Shkëlqim Hajdari: Prokurorët dhe tre katër do të plotësojnë numrin e plotë të organikës që përcaktohet në Kushtetutë, por më e rëndësishmja është që para një muaj e gjysmë është plotësuar organika e BKH sepse duhet ta dimë që prokurorët drejtojnë hetimet. Tashmë ata janë të plotë, kanë marrë dosje përsipër për hetim, mbështetje ndërkombëtare e faktorëve ndërkombëtarë është absolute. Ato na bëjnë thirrje që ‘hetoni, hetoni, hetoni’. Mos harroni deklaratat e herëpashershme që bën Ambasadorja e SHBA dhe Ambasadori i BE, “hetoni sepse neve nëse kemi materiale dhe prova për zyrtarë të lartë shqiptarë, hetoni ju na kërkoni edhe ato që si keni ju, i kemi ne dhe jua sjellim. Pro ama, duan të nxisin organet e brendshme shqiptare që të marrin përsipër misionin për të cilin janë ndërtuar, për të ndërtuar goditjen penale me njerëz që punojnë në Shqipëri.

Denis Dyrnjaja: Sali Berisha po thotë më sillni vetëm një provë të vetme dhe pastaj unë di se çfarë vendimi marr për veten time. Është ky një rast që nuk po vijnë këto provat dhe është një spekulim publik?

Shkëlqim Hajdari: Edhe amerikanët nëpërmjet zv. ndihmës sekretarit të shtetit i kanë dhënë përgjigje Sokol Ballës duke i thënë: ne jemi të gatshëm nëse organet ligjzbatuese do kërkojnë prova për personat ‘non grata’ përfshirë personin në fjalë agjencitë tona ligjzbatuese janë të gatshme për t’i sjellë!

Top Channel