Dorëshkrimet e Musine Kokalarit/ 3112 faqe me dokumente i janë dorëzuar arkivit shtetëror

10/02/2022 19:46

Një material dokumentar prej 3112 fletësh të shkrimtares, të etnografes dhe të veprimtares politike, Musine Kokalari i është dhënë në dorëzim Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Mes dokumenteve të dhuruara, gjenden dorëshkrime të rralla dhe të pabëra publike të Kokalarit, një prej personaliteteve publike më të rëndësishëm të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

Sipas familjarëve të saj dëshira e Musinesë ishte që një pjesë e dorëshkrimeve të saj të dorëzoheshin në Arkivin e Shtetit pranë Sotir Kolesë, pasi ai ishte mësuesi i saj i parë dhe ajo eci në gjurmët dhe mësimet e tij.

Ky korpus i veprës së Kokalarit i bashkëngjitet kështu fondit personal të saj, të përbërë nga 100 dosje, që datojnë në intervalin e vjetëve 1921-1983, duke mbuluar në mënyrë të konsiderueshme jetëshkrimin e saj.

Dokumentet e dhururara, përfshijnë të dhëna mbi themelimin e Partisë Social-Demokrate, krijime letrare dhe trajtesa monografike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA