“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, Hamdi Jupe rrëfen kërkesën e rrallë të Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin
Edhe pse temperaturat shënuan një rritje me 2-3 gradë ditën e sotme, ditët e ftohta të dimrit nuk kanë ikur ende!
Ndryshe nga shkollat e sistemit parauniversitar të cilat janë mbyllur prej tre ditësh për shkak të temperaturave të ulëta, institucionet e Arsimit të Lartë vijojnë ende mësimin edhe pse në kushte të vështira.
Siç mund të shihni edhe në foton e mëposhtme, një prej pedagogeve në një prej universiteteve të Tiranës ka marrë edhe ngrohësen me vete!
“Ngrohësja 3D e Ministrisë” është simboli i protestës para Ministrisë së Arsimit që u zhvilluar këtë të hënë në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.
Kujtojmë se edhe njëri prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur është lejuar të qëndrojë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.
Top Channel