Administratori i firmës ku u gjet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave në Shijak ka reaguar për Top Channel, duke u shprehur se ai ka një kontratë të rregullit me OSHEE dhe se biznes është i deklaruar në QKB.
Sipas tij, asnjë kod penal nuk parashikon ndalimin e prodhimit të Bitcoin apo kartëmonedhave të tjera, ndërsa shton se të gjitha pajisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore.
“Ky rast është komplet bllof pasi nuk ka asnjë bazë ligjore. Deri tani të gjitha rastet që janë zbuluar dhe ndjekur penalisht në vetvete kanë pasur lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike, fshehjen e të ardhurave, evazion fiskal ose futjen kontrabandë të pajisjeve kompjuterike. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal ku parashikon ndalimin e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave të tjera.Tek ne të paktën nuk është e jashtëligjshme. Prandaj te shkruaj për të të dhënë një vlerësim ligjor Biznesi është i deklaruar edhe ne QKB, ka kontrate te rregullt me OSHEE, deklarohen te ardhurat dhe te gjitha pajisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore. Përpara se te fillonte si aktivitet i është dërguar shkrese edhe DP Policisë dhe AMF. Jam interesuar personalisht madje”, është shprehur administratori.
Laboratori u pikas pas dyshimeve të ngritura nga efektivët, ashtu si edhe në rastet e tjera të zbulimit, për shkak të konsumit të lartë energjisë elektrike në zonë.
Top Channel