Finalja e Conference League/ Stadiumi ‘Air Albania’ po përgatitet për ndeshjen e madhe

19/01/2022 15:24

Në këtë vit 2022 për herë të parë në vendin tonë do të organizohet një finale europiane futbolli si ajo e Conference League.

Prej kohësh në vendin tonë delegatët e UEFA-s kanë mbërritur për të parë kushtet dhe shtruar kërkesat e tyre rreth këtij aktiviteti që do të jetë premier edhe për ta. Keidi Tomorri, drejtori i stadiumit Air Albania na tregon më tepër rreth këtyre.

“Në takim është diskutuar disa problematika që janë disi të vështira për organizimin e ndeshjes. Mes tyre kapaciteti i aeroportit pasi atë ditë do të vijnë në kryeqytet 8000 persona dhe kërkohet që të ketë transport free për mbajtësit e biletave të ndeshjes”, u shpreh Keidi Tomorri, drejtor i stadiumit “Air Albania”.

Kur do të mbyllet stadiumi “Air Albania” dhe si do të ndryshojë ai për këtë finale?

“Ndeshja e fundit është parashikuar të luhet më 29 mars, ndeshja miqësore Shqipëri-Gjerogji dhe më 30 qershor do të mbjellim tapetin Do të hiqet një pjesë e madhe e karrigeve në sektorin mik sepse do të instalohen dy studio televizive. Ndryshimi i një pjese të madhe të tribunës ku do t’i jepet një hapësirë e madhe mediave gjithashtu do të vihen edhe dy ekrane të mëdhenj në tribunën përballe”, tha Tomorri.

Po biletat e kësaj ndeshjeje si do të ndahen?

“Kapaciteti pritet të jetë rreth 19.000 duket qenë se do të hiqen një pjesë e karrigeve, 8000 bileta do t’i shkojnë të dyja klubeve finaliste, nga 4000 secila, Në treg do të dalin edhe 6000 bileta të tjera nga të cilat 4000 do të shiten në Shqipëri. Bileta do të jetë elektronike dhe jo e printuar dhe nuk do të mund të transferohet. Nëse dikush e blen dhe vendos emrin e tij nuk mund t’ja japë dikujt tjetër”, u shpreh Tomorri.

Sa do të kushtojë një biletë?

“Në diskutime me kolegët e UEFA-s ata kanë si praktikë që merren në referencë çmimet e vendit ku organizohet si çmime krahasuese do të jenë ato të ndeshjes Shqipëri-Francë”, u shpreh drejtori i stadiumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA