Juventusi bind ndaj Sampdorias dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë aty ku do të ketë përballë fituesen e çiftit Sassuolo-Cagliari.
Në “Allianz Stadium” bardhezinjtë e Max Allegrit fituan me rezultatin e thellë 4-1 përballë një Sampdorie që nuk kishte forcë për të përballuar Dybalan me shokë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Juves pas golit të Cuadrados ndërkohë në fillimin e fraksionit të dytë dyfishoi Rugani.
Andrea Conti i ardhur së fundmi nga Milani u përpoq të rikthente në lojë Sampin por Juventusi shumë shpejt trefishoi me Dybalan ndërsa Alvaro Morata me penallti kompletoi pokerin. Një kualifikim i merituar për bardhezinjtë që do të kërkojnë të mbrojnë trofeun në Kupën e Italisë.
Top Channel