Sulmuesi i Arsenalit në Premier League është zbuluar sot se ka “probleme me zemrën” dhe është tërhequr nga turneu kryesor i futbollit në Afrikë.
Futbollisti $75 milionësh Pierre-Emerick Aubameyang është përjashtuar nga mundësia për të luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës me kombetaren e Gabonit, pas diagnostikimit me inflamacione kardiake dhe trajneri tha se i ati ndërhyri për largimin.
Sulmuesi i Gabonit Aubameyang bëhet sportisti më i fundit që tremb me probleme me zemrën muajt e fundit pas disa rasteve të tjera madje edhe më të rënda.
Dy shokë skuadre të Aubameyang, Axel Meye e Mario Lemina, gjithashtu u lanë jashtë pas ekzaminimeve të grupit mjekësor.
Duke njoftuar vendimin e lënies jashtë të sportistëve, federata gaboneze tha se “nuk dëshironte të rrezikonte.”
32-vjeçari që ka ardhur te Arsenal nga Borussia Dortmund në 2018, kishte rezultuar pozitiv disa dite me pare kur erdhi për të luajtur me Gabonin.
Trjaneri i kombëtares afrikane Patrice Neveu: “Në parametrat shihej që Aubameyang nuk kishte probleme, ai donte të luante, por më pas doktori më tha përsëri dhe ndërhyri dhe i ati”.
Muajt e fundit janë parë incidente shqetësuese me shumë futbollistë apo fansa që pësojnë atake kardiake, dhe shumë ndeshje të Premier League janë ndaluar për emergjenca shëndetësore ne fushe ose ne shkallet e tifozeve.
Yje të Premier League si Sergio Aguero e Kristian Erikssen kanë lënë karrierën e futbollit pas atakeve kardiake në fushë vitin që shkoi. Ende asnjë shpjegim i saktë nuk është dhënë për gjendjen shqetësuese.
Kupa e Afrikës vijon deri më 6 shkurt 2022.
Top Channel