Konfusion në Kupën e Afrikës; Obameyang tërhiqet prej ‘problemeve me zemrën’ (fotot)

15/01/2022 21:31
Sulmuesi i Gabonit Aubameyang bëhet sportisti më i fundit që tremb me probleme me zemrën muajt e fundit pas disa rasteve të tjera madje edhe më të rënda.

Sulmuesi i Arsenalit në Premier League është zbuluar sot se ka “probleme me zemrën” dhe është tërhequr nga turneu kryesor i futbollit në Afrikë.

Futbollisti $75 milionësh Pierre-Emerick Aubameyang është përjashtuar nga mundësia për të luajtur  në Kupën e Kombeve të Afrikës me kombetaren e Gabonit, pas diagnostikimit me inflamacione kardiake dhe trajneri tha se i ati ndërhyri për largimin.

Sulmuesi i Gabonit Aubameyang bëhet sportisti më i fundit që tremb me probleme me zemrën muajt e fundit pas disa rasteve të tjera madje edhe më të rënda.

Dy shokë skuadre të Aubameyang, Axel Meye e Mario Lemina, gjithashtu u lanë jashtë pas ekzaminimeve të grupit mjekësor.

Duke njoftuar vendimin e lënies jashtë të sportistëve, federata gaboneze tha se “nuk dëshironte të rrezikonte.”

32-vjeçari që ka ardhur te Arsenal nga Borussia Dortmund në 2018, kishte rezultuar pozitiv disa dite me pare kur erdhi për të luajtur me Gabonin.

Trjaneri i kombëtares afrikane Patrice Neveu: “Në parametrat shihej që Aubameyang nuk kishte probleme, ai donte të luante, por më pas doktori më tha përsëri dhe ndërhyri dhe i ati”.

Muajt e fundit janë parë incidente shqetësuese me shumë futbollistë apo fansa që pësojnë atake kardiake, dhe shumë ndeshje të Premier League janë ndaluar për emergjenca shëndetësore ne fushe ose ne shkallet e tifozeve.

Yje të Premier League si Sergio Aguero e Kristian Erikssen kanë lënë karrierën e futbollit pas atakeve kardiake në fushë vitin që shkoi. Ende asnjë shpjegim i saktë nuk është dhënë për gjendjen shqetësuese.

Kupa e Afrikës vijon deri më 6 shkurt 2022.

FOTO GALERI
2/3
Aubameyang është përjashtuar pas diagnostikimit me inflamacione kardiake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA