Moti i keq në vend, rënie inertesh në disa akse rrugore në Elbasan, prurjet e lumenjve mbi mesatare 20/02 11:27
Një turiste braziliane i ka çuditur të gjithë, pasi u zhvesh para dhjetëra qytetarësh dhe u hodh nga një urë mbi 25 metra e lartë në Portugali.
Turistja u filmua duke u hedhur nga ura Dom Luis në Porto, ndërsa dukej që e kishte tepruar me alkoolin.
Sikur kjo të mos mjaftonte, asaj i bashkohen dy vajza tjera që zhvishen dhe qëndrojnë mbi urë.
E pasi ajo del nga uji turistja braziliane ngjitet sërish lart dhe vesh xhinset.
Mediat lokale raportojnë se për këtë veprim nuk është arrestuar askush, ndërsa vajza që u hodh ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Top Channel