Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Vlorë, duke shkaktuar kaos për drejtuesit e mjeteve.

Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Vlorë-Orikum. Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, në rrugën në afërsi të Jonufrës ka prezentë të lartë të baltës, duke e bërë totalisht të pakalueshme për mjetet.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve“, shkruhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, fadromat e bashkisë ka nisur punën për pastrimin e baltës në një gjatësi prej 70  metrash, teksa dhjetëra automjete të bllokuara presin ‘të zhytura’ në baltë.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj shprehet se angazhimi i katër fadromave dhe mjeteve të tjera mund të të bëjë të mundur zhbllokimin e rrugës pas disa orësh.

“Siç e shikoni për shkak të shirave të rrëmbyeshëm ka bërë që të ketë rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi të madh dheu që kanë bllokuar rrugën që tek pika e parë tek “Jonufra”. Jemi angazhuar për të bërë zhbllokimin. Sipërfaqja është rreth 1 mijë metra kub dhe dhe akoma nuk jemi të bindur se nga çfarë ka ardhur gjithë ky masiv. Shpresojmë që me angazhimin e 4 mjeteve fadromë dhe disa mjeteve vetëshkarkuese të bëjmë të mundur zhbllokimin për disa orë të kësaj rruge”, tha prefekti.

Moti i keq në Vlorë ka shkaktuar dhe vonesa në mbërritjen e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, i cili iu afrua kalatës se portit të Vlorës për t’u ankoruar dhe përpunuar mjetet dhe pasagjerët pas më shumë se 20 orësh në det të hapur.

Deti  me dallgë deri në 6 ballë në gji dhe era e fuqishme deri në 20m/s rrezikon tragetet nga përplasja me kalatën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA