Pas një mbrëmje me emocione të forta e cila u shkaktoi një gjendje të rënduar psikologjike Beatrix Ramosajt dhe Donaldi Veshajt, aktori ka diskutuar me Einxhelit rreth situatës së tij me Bora Zemanin.

Me tone të larta, aktori i humorit i thotë Einxhel që nuk do të lejoj askënd të flas keq për Borën as brenda shtëpisë edhe as jashtë saj, teksa shton se ka kaluar një histori dashurie shumë të bukur me moderatoren.

Einxhel, duke u përpjekur ta qetësojë i thotë se nuk po flet askush keq për Borën, por thjesht dëshiron që Beatrix të mos ndidhet në asnjë moment keq për shkak të kësaj situatë.

Pjesë nga debati:

Donald: Të paktën të keni pak respekt, shpirti nuk lejoj askënd të flas keq për të, as këtu as jashtë, sepse kam kaluar një histori shumë të bukur jashtë.

Einxhel: Po nuk po të flet askush keq!

Donald: Thjesht dua ta hedh pas o zemra, nuk e di, s’di ca të bëj e kupton?

Einxhel: Dua që kjo goca këtu në asnjë moment të mos vihet në këtë pozitë, unë realisht po i thoja këtyre që nëse do më kishin thirr, do ju thoja: “Më fal për çfarë më keni thirrur?”.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel