“Dasma” ndez romancën/ Pas puthjes me Donaldin, vjen për herë të parë reagimi i mamasë së Beatrix Ramosajt

03/12/2021 16:48

Emocione të jashtëzakonshme përjetuar mbrëmjen e të enjtes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Donaldi dhe Beatrix kanë shkëmbyer puthe pasionante teksa ishin veshur si dhëndër e nuse e po shijonin ‘dasmën’ e tyre!

Një reagim ka ardhur edhe nga mamaja e Beatrixit, Antigone Ramosaj, e cila si gjithë mamatë e ka mbështetur të bijën!

Megjithëse një pjesë e publikut i ka dalë haptazi ‘kundër’ marrëdhënies Donald-Beatrix, ka edhe një pjesë tjetër që e pëlqen shumë dyshen e re dhe e mbështesin në çdo hap.

Fansat e Beatrixit kanë shkruar shpesh në rrjet mesazhe për këngëtaren, ndërsa ky i fundit i ka rënë në sy Antigone Ramosajt. Madje, ajo ka qenë aq dakord me fjalët e shkruara, sa e ka ripostuar duke lënë të kuptohet se ky është qëndrimi i saj për lidhjen e të bijës.

“Trixa na fal qe jemi popull kaq i vogel dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal qe skemi lene gije pa te thene dhe te kemi ofenduar ty duke prekur keshtu dhe familjen tende por nje gje ta kesh ne mend ge! drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe I ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per qfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria… Mjaft e gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, perveq qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”, është shkruar në postim.

FOTO GALERI
18/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA