Gjatë një bisede të bërë ditën e sotme në studion e “Zona Zero”, në ‘Top News’, shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka treguar që shumë shpejt në Shqipëri do të vijë edhe vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19.

“Ne në vendin tonë kemi larmishmëri vaksinash. Shumë shpejt pritet të vijë edhe Johnson & Johnson”- tha Bino.

Nga ana tjetër i Dërguari Special i OBSH-së dr. David Nabarro e ka quajtur të padrejtë që shtetet e pasura kanë arritur të sigurojnë më shumë vaksina se sa shtetet e varfra. Duke marrë parasysh që kanë siguruar më shumë seç duhet vaksinat kanë kaluar nga afati i skadencës dhe këto shtetet detyrohet që t’i asgjësojnë vaksinat duke u djegur mundësinë shteteve të tjera me ekonomi më të dobët të mos kenë vaksina për popullin e tyre, shkruan Shqip.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë aplikuar vaksinat Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA