Live/ Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor. Kurti: Sot vendosin qytetarët. Vjosa Osmani: Do nxjerrim vendin nga kriza 07/06 15:05
Disa fshatra të Gramshit janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë vazhduar gjatë natës.
Top Channel raporton se në Poroçan është bllokuar fshati Gjere dhe Holtë. Ka vështirësi për të lëvizur drejt qendrës së Poroçanit, për shkak të fryrjes së përroit Liçaj.
Në njësinë e Kushovës është bllokuar fshati Kërpicë.
Në njësinë administrative Pishaj është shembur ura e fshatit Liras. Problem për qarkullimin e mjeteve ka dhe në Bicaj, Posnovisht, Kishtë. Bashkia thotë se ndodhet në terren dhe po monitoron situatën.
Top Channel