Partizani është fiksuar me rezultatin 1-1. Ndaj Laçit e regjistroi për herë të gjashtë këtë rezultat, teksa “Demat” e mbyllën fazën e parë me vetëm një fitore.

Trajneri i ekipit kryeqytetit, Ilir Daja foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, ku ndër të tjera tha:

“Është e njëjta situate, shpërdorojnë shumë në raport me rastet që kishim me kundërshtarit dhe pësojmë gol me një pasim hiorizontal, që duhej evituar. Ekipi reagoi, gjithsesi. Kemi përdorur të gjithë kontiogjentin, sepse kemi pasur dëmtime. Rastet tona ishin më të pastra se të kundërshtarit, duhet të kishim shënuar më shumë.

Me statistikat botërore 70% të ndeshjeve i fitojnë ata që shënojnë të parët. Një gol i pësuar ndikon në peshën psikologjike te lojtarët e rinj, që janë pjesë e formacionit. Duhet përpjekje shumë e madhe për ta përmbysur rezultatit. Ekipi reagoi, krijoi volum dhe rastet, por po na përsëritet e njëjta tablo.

Në momentin ke një ekip me përvojë të madhe mund të lëshosh territor dhe të godasësh kundërshtarin. Ndoshta nuk është mirë që lojtarët pa përvojë të kthehen prapa, duke i lënë lojën kundërshtarit. Kemi si qëllim të imponojmë lojën tonë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA