“Kaini dhe Abeli, të bijtë e Adamit” ngjiten në skenë/ Ngjarja biblike e ndërthurur me aktualitetin, në fokus të shfaqjes së regjisorit Rafael Hoxhaj
21/03 15:46
Jetët paradoksale të dy vëllezërve, njëri në Shqipëri e tjetri në Amerikë, historitë e të cilëve bashkohen dhe ndahen në momentin e trashëgimit të pronave.
Kjo është pika fillestare e historisë së filmit Shkëmbimi, me producent dhe regjisor Drilon Hoxhën.
Pa një kornizë të përcaktuar në zhanrin e tij, filmi trajton problemin e pronave dhe pikërisht pjesa aksion fillon kur rrëmbehet vajza e njërit prej vëllezërve, gjë e cila do vejë në provë dashurinë e të dashurit të saj.
Me një kast aktorësh si Bujar Asqeriu, Sejfulla Myftari, Çun Lajçi, Natasha Sela, Drilon Hoxha e Annais Lika, filmi sapo ka filluar të shfaqet në kinema pas premierës të së mërkurës.
Top Channel