“Ti shkon për 5000 lekë”/ Fatma bën ‘për një lek’ Jurgenin, nevrikoset sërish Mikela: Mbylle gojën!

16/10/2021 21:13

Në puntatën e sotme të Për’puthen Prime është diskutuar debati i ashpër mes Mikelës dhe Jurgenit. Mes tyre pati edhe ofendime shumë të rënda kur Jurgeni i tha Mikelës “Ti je nga ato femra që shet veten për 5 mijë lekë.”

“Më vjen shumë keq sepse nga ty kisha pritshmëri të tjerë. Një djalë në mungesë të argumentit përdorin pazare të tilla dhe i thonë vazjës për të cilën kanë ardhur “ti shkon për 5 mijë lekë”, të isha si ato gocat aty do ishte si alarm i kuq dhe nuk do e mendoja kurrë të dilja me një djalë si ty. Nëse do kishte vijuar diskutimin, është njësoj si të të thoshte Mikela je impotent”, tha Fatma.

Ndërsa Jurgeni u përpoq të justifikonte se fjalia e tij është marrë në konotacion të gabuar. “Duke qenë se djemtë e vajzat dalin jashtë programit, e kam thënë shitesh për 5 mijë lekë se bëhet pjesë e grupeve. I kërkoj ndjesë familjes së Mikelës.”

Fjalia e fundit revoltoi keq Mikelën, e cila reagoi me tone të ashpra duke i thënë: “Mbylle gojën për familjen time.”

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA