Komenti i opinionistit bëri që Ritvana të linte studion e Për’puthen.
Ditën e sotme, ajo është rikthyer për të sqaruar gjithcka dhe në Për’puthen Prime zbulohet momenti kur Ritvana donte të linte studion, dhe Argjendi këmbëngulte që të mos largohej.
Ai e ndoqi në prapaskenë, ndërsa ajo i tregoi të gjithë arsyet pse do të linte programin.
Argjendi: Nuk ke faj, nuk pse të largohesh.
Ritvana: Nuk dua. Pse nuk e kupton?
Argjendi: Nuk të lë të largohesh kështu.
Ritvana: Nuk më vjen mirë, kaq.
Argjendi: Ulu se dua të të sqaroj dicka.
Ritvana: Mos më prek atëherë.
Argjendi: Nuk do të thotë gjithmonë se ajo cfarë thotë Arjani është e vërtetë.
Ritvana: Sa herë jepet takimi im, akuzohem për falsitet dhe më thonë sa herë jepet takimi im, më thonë më pëlqen ti por e kam vënë re sa e përfshirë tek Argjendi, por atëherë pse akuzon për falsitet. Do të pushoj pak dhe kaq.
Top Channel