Pasi i kërkoi falje, Edi ftoi këtë të premte Adën në një kërcim, që ishte ndër më emocionuesit në studion e “Për’puthen”.

Pasi e ofendoi rëndë për paraqitjet e saj, kur i tha se “është fallco dhe duket si burrë”, marrëdhënia mes tyre ishte krisur, ndërsa Ada tha se nuk do të ketë më asnjë takim me të.

Por, konkurrenti u shfaq sot i penduar për çfarë ka thënë dhe nëpërmjet një video mesazhi që u hap me zë të lartë në studio kërkoi ndjesë.

“E di që të kam mërzitur me fjalët që të kam thënë, shpesh herë nga nxitimi. Nga inati i momentit pa i menduar mirë ato që po t’i thosha. Ky mesazh vjen për ty si një kërkesë falje, nga princi i vetëm që ti ke dalë në takim, ai i vërteti, Edi!”

Më pas ata kërcyen në studio, në një kërcim që u duk si takim i mirëfilltë, pasi të dy komunikuan me fjalë dhe gjeste me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA