Korça është një prej bashkive të para ku do të zbatohet projekti që synon rikthimin në familje te atyre fëmijëve që janë lënë në shtëpinë e foshnjës.

Pamundësia ekonomike apo faktorë të tjerë socialë detyrojnë prindërit që ti lenë fëmijët e moshës 0-6 vjeç tek shtëpia e foshnjës në Korçë ndërsa projekti pilot synon që përmes mbështetjes financiare por edhe monitorimit t’i riktheje fëmijët tek familjet e tyre biologjike e në rast se ato janë të papërshtatshme për rritjen e fëmijëve të kalojnë më pas tek familje të tjera kujdestare.

Një fond i dedikuar për mbështetjen e familjeve i është vënë në dispozicion bashkisë por nëse ky fond siguron përmirësimin e kushteve ekonomike mbetet ende e paqartë sesi do të kapërcehen problemet sociale të familjeve apo si do të veprohet edhe në rastet kur fëmija ka vetëm njërin nga prindërit

Në shtëpinë e foshnjës në Korçë janë rezidentë 15 fëmijë 2 prej të cilëve në proces birësimi dhe 2 të tjerë në proces rikthimi tek familja.

Top Channel