24/11 09:50
Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” të moderuar nga Fatma, Olesia, Tea dhe Krista ka qenë e ftuar moderatorja Dojna Mema.
Ajo ka rrëfyer disa nga detajet për projektin e saj më të ri “Fun Club” si dhe ka komentuar fillimin e Big Brother VIP.
Moderatoret e kanë pyetur Dojnën se si do të reagonte nëse do të shihte të dashurin e saj Vlashentin, brenda shtëpisë së Big Brother me një vajzë tjetër.
“Do të futesha brenda, me lejë pa lejë do të futesha se e di edhe nga mund të futem. Do ti çoja një gotë ujë a çfarë kishte nevojë nga gruaja”- ka thënë moderatorja duke qeshur.
Madje ajo ka rrëfyer edhe disa detaje të tjera për marrëdhënien e saj, të cilat mund ti ndiqni në linkun më poshtë:
Top Channel