Newcastle United ndjek rrugën e Manchester City-t dhe PSG. Klubi i Premier League-s është blerë zyrtarisht nga Fond i Investimit Publik Saudit, i kontrolluar nga princi i kurorës, së bashku me “PCP Capital Partners dhe RB Sports&Media.
Shuma e operacionit arrin në 360 milionë euro. Objektivi është që “Magpies” të bëhen sërish një skuadër Championsi, siç ishte disa dekada më parë. Mbretërimi 14-vjeçar i pronarit të mëparshëm, Mike Ashley, ka mbaruar, Newcastle tani është në pronësi të një prej familjeve më të pasura në botë.
Tifozët e klubit dolën menjëherë në rrugë dhe u mblodhën në periferi të “St. James Park” për të festuar atë që konsiderohet një hap i madh në cilësi, për t’u bërë përsëri klub i vijës së parë. Shitja e klubit te konsorciumi nga Arabia Saudite është përfolur prej kohësh, por ëndrra e tifozëve u bë realitet vetëm javët e fundit.
Avokatët e Premier League-s punuan brenda natës për të miratuar marrëveshjen, e cila u nënshkrua të enjten në mëngjes, dhe më pas u depozituan paratë për të përfunduar blerjen. Fondi kryesohet nga Princi i Kurorës Saudite, Mohamed bin Salman. Fakt ky që nuk i shmang polemikat, sepse Amnesty International ka sulmuar vazhdimisht Arabinë Saudite për çështje të të drejtave të njeriut. Pretendohet kjo lëvizje, pra blerja e një klubi të Premier Leagues, do të përdoret për të “pastruar sportivisht” reputacionin e shtetit.
Premier League ka qenë shumë e kujdesshme që të ndiqen të gjithë protokollet e nevojshëm për shitjen e klubit derisa të ndizet drita jeshile. Amanda Staveley, e cila nënshkroi marrëveshjen më shumë se dy vjet më parë, do të bëhet drejtore jo-ekzekutive së bashku me vëllezërit Reuben, të cilët gjithashtu do të kenë 10% të aksioneve.
Top Channel