Mikela ka zbuluar se Ritvana dhe Argjendi janë takuar jashtë studios.

Në diskutimet në studio, Ritvana bëri me dije se telefonoi Argjendin ta conte në shtëpi dhe nuk ka asgjë më shumë se kaq. Ndërsa Mikela e pyeti përse nuk mori atë, Ritvana iu përgjigj duke i thënë se ka qenë e zënë.

Mikela: Pse nuk më more mua por more Argjendin?

Ritvana: Të mora ty por kishe punë.

Mikela: Nuk më ke thënë në asnjë moment.

Ritvana: Mund ta shohësh telefonatën lirisht. E kam thënë që ditën e parë që më ka tërhequr Argjendi dhe nuk do e kisha për turp të thoja që e kam takuar prap. E pranoj vendimin që merrni ju, pezullim apo përjashtim. Nuk ka qenë asgjë e sajuar.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA