Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për ndryshimin mes dy sezoneve të programit, ku të rinjtë shkojnë për të gjetur dashurinë e jetës.

Vitin e kaluar, bëri bujë të madhe historia e Teas, e cila doli nga programi si cift me Andin, por në fakt nuk ishin të tillë. Pas një periudhe të shkurtër, u zbulua se Tea ishte në romancë me Beartin, ndërsa Andi me Melisën.

Ditën e sotme, Bora bëri krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm duke thënë se “si skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.

“Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

Gjatë bisedës me katër moderatoret e emisionit, Bora pranoi publikisht se është “single” duke hedhur poshtë spekulimet se është në një romancë me Atdheun dhe shtoi se të gjithë kohën e lirë ia dedikon djalit të saj.

“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA