Alvisa kthehet në studio, acarohet dhe i kthehet keq ish të dashurit. Fotografia që “zbuloi” gjithçka

02/10/2021 22:15

Alvisa, e cila la studion sepse ish i dashuri i saj Hyseni hyri në program është kthyer sërish pasi u bind nga Bruno.

Ajo ka reaguar ashpër ndaj Hysenit duke thënë se ai ka zgjedhur të hyjë në Për’puthen pasi ka marrë fotografinë se Alvisa do të bëhej pjesë e programit të dashurisë.

Alvisa: Nuk kam çfarë them dhe çdo fjali që ti them është mashtrim. Jam e sigurt që e ka ditur. Nuk e kuptoj pse duhet të vijë këtu dhe të thojë që ka aplikuar para. Kur e shikon që kam ardhur unë këtu, pse duhet të vijë? Unë do të dal pas 2-3 muajsh, le të vijë. Vitin tjetër ka prap aplikime. Nuk e kuptoj pse insiston kaq shumë kur jam unë këtu? Kjo gjë më irriton shumë. Atij i ka shkuar një foto e imja dhe e Mikelës se kemi një fotograf mik të përbashkët dhe e ka ditur para se të firmos. Urime për emisionin më ke thënë?

Hysen: Pasi më ka ardhur fotografia.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA