Ronald Koeman konfirmoi edhe njëherë raportin e vështirë mes tij dhe presidentit Laporta, që është komplikuar edhe më tepër pas rezultateve negative të Barcelonës dhe tani trajneri holandez është vetëm një hap larg shkarkimit.

Duke folur për mediat katalane, Koeman është shprehur se nuk i kanë komunikuar asgjë për të ardhmen, por ka pranuar se shkarkimi është në prag dhe do të ndodhë menjëherë pas ndeshjes ndaj Atleticos së Madridit.

“Për momentin qëndroj, pasi në klub nuk më kanë thënë asgjë,. Mësova se presidenti ka qenë paradite këtu, por unë nuk e takova dhe nuk folëm dot. Nëse do të jem trajneri i radhës që shkarkohet? Me siguri që po, por deri tani askush nuk më ka komunikuar asgjë”, u shpreh holandezi.

Humbja e Barçës në transfertën ndaj Benficës ka “mbushur kupën” e presidenti Laporta, që tani është gati të shkarkojë trajnerin Koeman, megjithatë pas një bisede të gjatë me këshilltarët e tij, është vendosur që holandezi të rrijë në pankinë deri në fund të kësaj jave, për të kaluar edhe ndeshjen me Atleticon e Madridit.

Ndërkohë drejtuesit e klubit katalan po lëvizin për të gjetur pasuesin e Koeman dhe emrat në listë janë të shumtë, duke nisur nga Roberto Martinez, legjenda Xavi Hernandez apo italiani Andrea Pirlo, ndërsa së fundi po fiton pikë edhe Marcelo Gallardo, që po bën mjaft mirë me River Plate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA