23/11 18:54
Modelja Atalanta Kërcyku ka treguar një prej momenteve më të errëta të jetës së saj në “Trotuar”, këtë të djelë në E diell.
Ajo tregon se po shkonte drejt vdekjes, pasi kohë më parë vuante nga anoreksia.
Sipas saj ishte vetëm 49 kilogramë me një gjatësi 1.75 metra.
“1.75 e gjatë dhe isha 49 kilogramë, kam vuajtur nga anoreksia kohë më parë kur isha e angazhuar në modeling jashtë shtetit. Unë po shikoja veten tek shkoja drejt vdekjes. Por nidhesha mirë se njerëzit thoshin ja është modele bla bla bla, por më pas ata filluan të komentonin trupin tim se sa e dobët isha”, tha modelja.
Top Channel