Këngëtarja e famshme e re, Billie Eilish, ka bërë së fundmi disa ndryshime në pamjen e saj. Këto ndryshime kanë bërë që ajo të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentohet shumë nga publiku.
Si pasojë, Billie ka vendosur që të reagojë. Këngëtarja e re e ka cilësuar si të padrejtë që disa fansa presin që ajo të mbetet gjithmonë e njëjtë, si në muzikë apo edhe në stil.
Para publikimit të albumit të saj të fundit, “Happier Than Ever”,19-vjeçarja bëri debutimin e saj me një pamje të re, me flokë bionde dhe rroba më provokuese.
Duke folur për revistën ELLE, këngëtarja tha se humbi mijëra ndjekës në “Instagram” për shkak të rinovimit të saj estetik.
“Njerëzit i mbajnë këto përshtypje dhe kanë një lidhje, por është shumë njerëzore. Kam humbur 100,000 ndjekës vetëm për shkak të gjoksit tim. Njerëzit kanë frikë nga gjinjtë e mëdhenj”, tha ajo duke qeshur.
Ajo shpjegoi gjithashtu se vendosi të lyejë flokët bionde në mënyrë që të eliminojë fijet e saj të gjelbra dhe të jetë më në harmoni me publikun.
Top Channel