Investimet e huaja, 463 mln euro/ Investimet në Shqipëri, nga Holanda, Italia, Turqia dhe Franca

25/09/2021 20:00

463 milionë euro të huaja është vlera e investimeve të huaja direkte që ka thithur Shqipëria në pjesën e parë të vitit, duke shënuar një rritje të lehtë prej 3 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisëflukset e investimet të huaja këtë 6-mujor janë dominuar nga sektori i industrisë nxjerrëse ku vlera e tyre arriti në95 milionë euro në fund të qershorit duke shënuar rritje kundrejt 2020-ës. (Tab 2 investimet sipas sektorëve)
Ndërsa rritjen më të fortë e kanë shënuar investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme duke e ccuar totalin e tyre në 80 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, teksa më shumë flukse të investimeve të huaja janë tërhequr edhe në sektorin e sistemit financiar si dhe atë të industrisë përpunuese.
Përfundimet e projekteve energjitike TAP dhe Devoll nga ana tjetër kanë bërë që investimet e huaja në këtë sektor të tkurren ndjeshëm me 112 milionë euro më pak se 6-mujori i 2020-ës.

Hollanda kryeson edhe listën si investitori më i madh i huaj në vend me 104 milionë euro deri në fund të qershorit, pavarësisht se vlera e flukseve hyrëse nga ky shtet shënoi rënie të ndjeshme këtë periudhë.

Pas saj, investitori i dytë më i madh renditet Italia me një fluks total prej 61 milonë euro, ndjekur nga Turqia dhe Franca përkatësisht me 48 dhe 47 milionë euro flukse hyrëse nga investimet e huaja direkte nga këto shtete.

Ndërsa investimet zvicerane kanë parë një tkurrje të fortë duke u ulur në 28 milionë euro, nga 117 milionë euro që arritën në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kryesisht si rrjedhojë e shuarjes së efekteve të përfundimit të gazjellësit TAP, duke ulur peshën e tyre pasi gjatë dy viteve të fundit ecuria e investimeve nga ky shtet ka qenë kryesisht e lidhur me këtë investim madhor.

Investimet e huaja direkte (mln euro)
6-mujori ’20 460
6-mujori ’21 463
Diferenca + 3
Burimi: BSH

Investimet e huaja sipas sektorëve (mln euro)
6-mujori ’20 6-mujori ‘21
Industria nxjerrëse 81 95
Aktivitete të pasurive të paluajtshme 28 80
Aktivitete financiare dhe të sigurimit 60 76
Energjia 154 42
Industria përpunuese 35 43
Aktivitete profesionale dhe teknike 12 36
Burimi: BSH

Investimet e huaja direkte sipas shteteve (mln euro)
Hollandë 104
Itali 61
Turqi 48
Francë 47
Zvicër 28
Austri 27
Burimi: BSH

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA