Ritvana ka kërkuar një takim 4 minutësh për tu sqaruar me Argjendin rreth debateve që kanë pasur ditët e fundit në studio.

Teksa po flisnin rreth takimit të Argjendit me Mikelën dhe telefonatës në 2 të natës, Mikela ndërhyri duke i thënë se po përsërisin të njëjtat gjëra, gjë që ndërpreu dhe përballjen e tyre.

Ritvana: Gjërat këtu në program po ecin aq shpejt sa edhe po shokohem.

Argjendi: Pas takimit të parë, ke thënë që pëlqimi mes nesh është, por pa i privuar njohjet e tjera.

Ritvana: Po dhe më pëlqeu takimi. Ti duhet të tregosh se ku qëndron më shumë.

Argjendi: Po akuzohem shumë se po bëj lojë, nuk është lojë. Janë pëlqime shumë të vërteta për 2 persona dhe nuk di si të sillem me femrat veçse ti trajtoj sic dua unë. Vazhdoj të mendoj se nuk jam nxituar.

Ritvana: Po flas për telefonatën.

Argjendi: Ndoshta po, por të thashë që atë natë të kam pasur ty në mendje. Na duhet një hap i dytë për të njohur njëri tjetrin në një ambient tjetër, në kushte të tjera, të shohim si do të jetë në vazhdim. Zgjedhja mbetet tek ty. Mikela më pëlqen, por veprimet në prapaskena na kanë ftohur pak. Unë e kam pëlqyer shumë dhe cfarë keni parë në takim është shumë reale.

Ritvana: Nuk do t’i mbyll dyert.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel