Mikela shpërthen në ulërima, tregon telefonatën me nënën: Mos më përmendni më ish të dashurin, as që jam tradhtuar!

24/09/2021 18:36

Mikela është nevrikosur keq nga një koment i Julit, i cili kujtoi të shkuarën e saj duke nxitur reagim tepër të ashpër.

Ajo kërkoi që të mos përmendet më e kaluara me ish partnerin ndërsa zbuloi se ka pasur një telefonatë me nënën e saj për një koment të Brunos.

Bruno i ka kërkuar ndjesë dhe e shpjegoi arsyen përse ia ka përmendur të kaluarën në një prej puntatave të tjera.

Juli: Argjendi është mashkulli që Mikela mund ta vejë në gjumë e të dalë në dhomën tjetër të flasë në telefon me ish të dashurin.

Mikela: Hera e parë e fundit që përmendet e shkuara ime, aq më pak një copë kalamani.

Juli: E ke përmendur vetë, mbaje. Ti çfarë je?

Mikela: S’jemi këtu të na gjykosh ti. Me këtë sjellje duhet të nxirresh jashtë. Smë tregon ti me kë të flas në telefon. Mbaj atë pirsin dhe atë bëj.

Juli: A e tha vetë që sa herë të më marrë në telefon, do e ngre.

Arjani: Mikela mos u shqetëso për këtë. Julin e kuptoj që ndoshta është i tepërt se ndoshta nuk do të dëgjojë e të mësojë. Përmendni sa më pak problemin që ka pasur tjetri në jetën e tij, qoftë kur është problem fizik apo dhimbje shpirtërore dhe mos e godisni në momentin më të papërshtatshëm. Mos ta shikoj më nga ju të tjerët.

Mikela: Dje kam pasur një telefonatë nga mami im për një koment të Brunos, që më ka përmendur që më ka tradhtuar. Kush jeni ju që më drejtoni gishtin se i kam hapur telefonin, se jam tradhtuar, se jam ndarë?

Bruno: Ndjesë nëse është ofenduar familja por doja t’i bëja paralelizmin mes një hyrje të tretë.

Mikela: Nuk jam e tretë askund.

Bruno: Ti duhet të kuptosh që nuk duhet të hyje aq shpejt mes Ritvanës dhe Argjendit.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA