Teksa po festonin dasmën e mikut të tyre, shokët e kanë hedhur dhëndrin në ajër si një gjest tradicional në Rumani.

Ky moment i frikshëm u fokusua nga kamera, ku tregohej nusja duke kërcyer mjaft e lumtur në ditën e veçantë vetëm disa sekonda para aksidentit të bashkëshortit të saj, Liviu Filimon.

Pasi veprimit të tyre, miqtë nuk mundën që të mbajnë dhëndrin dhe për pasojë ai u përplas në tokë duke pësuar një goditje mjaft të fortë. Dhëndri mori dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ky incident ndodhi në një dasmë në Rumani në sallën e eventeve Castello në vendpushimin Baile Felix.

 

Mjekja që ka marrë përsipër këtë rast, Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte thyer shtyllën kurrizore.

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

Nga ana tjetër, dhëndri që pësoi dëmtimin mesa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë që të padisë miqtë e tij për shkaktimin e plagosjes së rëndë të tij. “Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke menduar se çfarë do të bëj”, u shpreh ai. 

Pas këtij incidenti, ai mund të lëvizë duart, por jo këmbët.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel