“Do t’i kesh punët keq me mua”/ Opinionisti reagon me tone të ashpra ndaj Edit, çfarë nevrikosi Arjan Konomin

23/09/2021 18:34

Teksa diskutohej për ofendimet në studio, opinionisti Arjan Konomi ka reaguar ashpër ndaj Edit duke i thënë se nuk duhet të përmendë më fjalë të rënda.

Në të kundërt, i bëri të qartë se do i ketë punët keq me të sepse nuk do të tolerojë në asnjë moment fjalë të rënda apo ofenduese.

Edi: Kështu jam unë. Nuk kam nevojë të luaj skena palidhje.

Arjan: Nuk je ashtu. Që je origjinal siç je jashtë, e kuptojmë, por e ekzagjeron duke kaluar në ofendime. Të kam thënë që ditën e parë që je rritur në vend të huaj dhe të kam përgëzuar për gjuhën që flet, por kjo nuk do të thotë që ky emision nuk është gjermanisht, që në atë shqipe që ke mësuar të përdorësh fjalë të ndyra. Fjalët fyese duken nën dhëmbë.

Edi: Me ofendime jam mësuar, kështu më ka shkuar jeta. Unë kam reaguar siç jam ndjerë.

Arjan: Në shtëpi e me miqtë nuk flet kështu.

Edi: Nuk flas se nuk i kam armiq. Ndoshta i bie pishmanit, por në atë moment kam folur siç jam ndjerë.

Arjan: Janë fjalë të rënda, si je mësuar ashtu? Nuk të kemi sjellë në shkollë edukimi. Nëse je kështu dhe nuk do të ndryshosh, është problem shumë i madh. Nëse përmend herë tjetër fjalë aq të rëndë, do t’i kesh punët keq me mua.

Edi: Nuk ndryshoj as për ty, as për Borën, as për askënd. Nuk kam 100 maska. Unë ai jam. Ndoshta vjen koha që i bie pishmanit dhe i kërkoj falje.

Arjan: Fjalë ofenduese dhe të rënda nuk do të toleroj më. Provo të thuash dhe njëherë. Provo fol dhe njëherë edhe e shohim.

Edi: Nuk i frikësohem askujt, veç Zotit lart.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA