FOTOT E DITËS/ Puthja e kryeministrit kanadez me bashkëshorten, qytetarët pozojnë para tullumbaces gjigante në formë hëne

22/09/2021 13:40
Njerëzit pozojnë para tullumbaces gjigante në formë hëne përpara Festivalit në Hong Kong

Koha është shumë e vështirë të kapet pasi vrapon me një shpejtësi të paimagjinueshme. E rëndësishme është çdo sekondë të jetës sonë ta shfytëzojmë në dobi të vetes dhe komunitetit ku jetojmë.

Reuters ka publikuar disa nga momentet më pikante të ditës. Që nga puthja mes kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau me gruan e tij Sophie Gregoire gjatë festës së natës së zgjedhjeve Liberale në Montreal, Quebec, Kanada. Disa pamje mahnitëse janë bërë publike nga vullkani në Ishullin Kanarie të La Palma.

Gjithashtu në syrin e fotografëve janë edhe emigrantët.

Një nga fotot është një grua emigrante, duke kërkuar strehim në SHBA, ecën nëpër lumin Rio Grande, kufiri midis Ciudad Acuna, Meksikë dhe Del Rio, Teksas, SHBA.

FOTO GALERI
2/19
Një emigrant azilkërkues ecën në lumin Rio Grande për të sjellë përsëri ushqimin dhe furnizimet në kampin e ndërrimit në SHBA.

Top Channel