Carles Alena, ish-futbollist i Barcelonës, tradhton Getafen në sfidën e parë të javës së gjashtë të LaLigas përballë Atleticos së Madridit.

Një ndërhyrje e gabuar e mesfushorit 23-vjeçar në minutën e 74-t ndryshoi rrjedhën e një ndeshjeje të cilën skuadra nga periferia e Madridit po e fitonte me plot meritë me golin e Stefan Mitrovicit në fundin e pjesës së parë.

Vetëm katër minuta pas ndëshkimit të Alenas, “Los Colchoneros” barazuan me Luis Suarezin, i shërbyer nga Hermoso, ndërsa në minutën e parë shtesë ish-sulmuesi i Barcelonës shfrytëzoi në maksimum një krosim të Vrsaljkos, duke çuar në ekstazë madrileneët, që me këtë sukses ngjitën në krye të klasifikimit me 14 pikë, një më shumë se Reali, por skuadra e Ancelottit ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Tjetër disfatë për Getafen, që në gjashtë ndeshje ka pësuar po kaq humbje, me golaverazh negativ 2 gola të shënuar e 10 të pësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA