Siç e kishte lajmëruar dhe më herët, aktorja e humorit Rudina Dembjacaj, ka vendosur për ceremoninë martesore, me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja, përmes një video në “Instastory”, ku tregon ftesën dërguar të ftuarve. Në të, tregohen të gjitha detajet e kësaj dite të veçantë për dyshen.

“Rudina Dembacaj e Mark Frroku! Me bekimin e fëmijëve tanë, Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë që ta kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur, t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e Premte, 1.10.2021, ora 19:00.

Sakaq, vlen të theksohet se ceremonia do të zhvillohet më datë 1 tetor. Kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë, detajet e së cilës, edhe asokohe aktorja i shpërndau në rrjete sociale.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA