Për’puthen – Argjendi është ofenduar nga një koment të bërë nga Juli dhe kjo ka nxitur debate të ashpra dhe ofendime mes djemve në studio.
Juli e cilësoi si “aktor që ia ka shpifur dhe është bërë si mall kinez”. Ndërsa Argjendi i kërkoi të dalë jashtë nëse nuk i pëlqen dhe të merret me vajzat, jo me djemtë.
Argjendi: Mshele gojën. Me mua nuk ka për të pasur një herë të dytë.
Juli: Do të ta them prap se na e ke shpifur. Je bërë si mall kinez. Ditë për ditë nxjerr gjëra të reja. Mos qaj.
Argjendi: Ti ke hyrë me ofendime. Unë qaj për ty? Për këlyshat sit y. Mbaj rolin tënd, publikun.
Juli: Dua të të bjerë maska dhe të vërtetoj që je aktor.
Argjendi: Unë them që jam aktor, ku është problem? A ke ndonjë problem?
Juli: Duhet të shfaqesh si je.
Argjendi: Po ik more, ik.
Juli: Do të të nxjerr njëherë ty, pastaj do dal vetë.
Argjendi: A ke ardhur për femra?
Juli: Po.
Argjendi: A ke bërë ndonjë gjë për të bërë për vete këto femra? Pse merresh me neve?
Juli: Na e ke shpifur.
Argjendi: Kujt i plasi? Merru për femra nëse ke ardhur për femra. Nëse jo, thuaje publikisht.
Juli: Për ty nuk kam ardhur.
Top Channel