U shfaq “kokë e këmbë” me të zeza, Kim Kardashian zbulon çfarë i tha motrës kur e takoi në “Met Gala”

17/09/2021 13:51

Kim Kardashian mori vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj në “Met Gala”, ku u shfaq kokë e këmbë e veshur me të zeza.

Ajo zgjodhi firmën Balenciaga për tu shfaqur e maskuar në tapetin e kuq.

 “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”, shkroi Kim në rrjete sociale. Ndërkohë, në rrjet është bërë virale një video ku dy motrat Kim dhe Kendall u përballën me njëra-tjetrën. Teksa të gjithë mendonin se përtej maskës, Kim shihte çdo gjë, e vërteta është ndryshe.

Ajo ka folur për takimin me motrën duke thënë: “Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë imazhin e veshjes së saj me shkëlqim.”

FOTO GALERI
2/6

Top Channel