Humbasin ekipet e shqiptarëve/ Lazio mundet nga Gallatasaray, Ferencvaros humb

17/09/2021 12:33

Nuk nis mbarë aventura evropiane e Lazios së shqiptarëve në Europa League.

Skuadra romane riktheu në portë Strakoshën, më pas Hysajn dhe Muriqi u mposht në transfertën turke ndaj Galatasarayt me rezultatin 1-0. Ishte pikërisht portieri i kombëtares shqoiptare Thomas Strakosha fajtori për këtë humbje të skjuadrës së drejtuar nga Sarri teksa shkaktoi një autogol që i mjaftoi galatasarayt për të marrë 3 pikët e para në këtë kompeticion.

Gola dhe spektakël u pa në ndeshjen e King Power Stadium mes Leicester dhe Napolit e përfunduar me barazimin 2-2. Skuadra angleze i befasoi italianët teksa mori avantazhin 2-0 me gola të Perez dhe Barnes, por të besuarit e luciano Spallettit barazuan gjithcka me Osimhen, autor i të dy golave. Sfida që pati më shumë gola ishte ajo e zhvilluar në Benito Villamarin në Sevilla mes Betis dhe Celtic me spanjollët që fituan me rezultatin 4-3.

Nuk shkuan mirë gjërat as për Ferencvaroshin e Myrto Uzunit, skuadra e cilit humbi në BayArena ndaj Bayer Leverkusen 2-1.

Fitore arriti edhe Olympique i Lyonit në Glasgoë ndaj Rangers me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Elkambi dhe Slimani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA