Fshati Zvirinë i Bashkisë Maliq, ndodhet buzë rrugës nacionale Pogradec-Korçë ka mbi 450 shtëpi dhe të gjithë banorët merren me kryesisht bujqësi me kultivimin e mollëve, qepëve, patateve dhe fasule.

Prej disa vitesh ky fshat është futur në listën e 100 fshatrave turistikë dhe është në vënë prioritet nga qeveria Rama. Para disa vitesh ka nisur dhe asfaltimi që lidh rrugën nacionale me fshatin, por janë bërë vetëm 400-500 metra dhe rruga është ndërprerë. Fiksi u rikthye në këtë fshat pas një viti për të parë nesë ishte plotësuar ndonjë nga shqetësimet e banorëve të para një viti, siç ishte asfaltimi i rrugës.

Para një viti po këta banorë ngritën zërin se rruga e keqe pengonte tregtarët të hynin në fshat e t’u merrnin prodhimet, por edhe pas një viti situata është pothuajse e njëjtë. Edhe pse para votimeve fshatarët kishin marrë premtimin e asfaltimit të rrugës, zhgënjimi lexohej në fytyrat e tyre.

Një ndër banorët thotë “Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik”. Përsëri malli i tyre nuk shitet. Problemë janë dhe spërkatjet me pesticide dhe insekticide i mollëve. “I spërkasim mollët 20 herë dhe nuk dimë a do të na shiten apo jo. Pesticidet  që blejmë janë më shumë të skaduara” shprehen banorët. Problem mbetet dhe uji i pijshëm.

Fshati këto ditë të shtatorit ka vetëm dy çezma të cilat kanë ende ujë dhe tre çezmat e tjera kanë shteruar. “I gjithë fshati mbush ujë vetëm në dy çezma për të pirë dhe gatuar. Në mëngjes herët dhe mbrëmjeve gratë vijnë e rrinë në radhë për të mbushur ujë madje dhe zihen me bidona” na tregon një zonjë. “Nuk na del bre. Këta (qeveritarët) duan varenë e Lankës në kokë se nuk marrin vesh të gjithë ata atje lart”  përfundon një i moshuar i cili kthehej i lodhur nga puna në arë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA