Mbrëmja e Met Gala mbahet zakonisht të hënën e parë në muajin Maj, por këtë vit eventi u shty për shkak të Covid-19.

Më 13 shtator, u mbajt eventi më i madh i modës në të njëjtin vend, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Yjet e muzikës, spektaklit dhe kinematografisë dolën në tapetin e kuq ku prezantuan veshjet e tyre.

Tapeti i kuq  i “Met Gala”-s ka një histori të paharrueshme të krijimit të veshjeve që realisht janë për t’u mbajtur mend. Shumë të ftuar shkëlqyen dhe i mahnitën të gjithë me zgjedhjet që kishin bërë.

Vëmendje të madhe mori Rihanna e Kim Kardashian që kishin zgjedhur të visheshin kokë e këmbë me të zeza, ndërsa Megan Fox zgjodhi të zhvishej këtë herë.

FOTO GALERI
2/33
Kim Kardashian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA