Rita Ora i çmend të gjithë në Javën e Modës në New York/ Me çizmet deri në gju dhe fustanin lëkurë gjarpri

11/09/2021 22:08

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora sërish ka guxuar me veshjen gjatë daljes në publik.

Ora zgjodhi të dilte me një pallto gri dhe çizme deri në gju në New York të premten në mbrëmje.

Këngëtarja 30- vjeçare kishte veshur një palë çizme të trasha, ndërsa dukej shumë elegante me fustanin lëkurë gjarpri.

Bukuroshja bionde i stiloi flokët e saj në një bisht të shkurtër, ndërsa kishte vendosur shkëlqim buzësh.

Ashtu si shumë të famshëm të tjerë të profilit të lartë, artistja e shumë hiteve ndodhet këto ditë në Big Apple për Javën e Modës në New York.

Ylli me prejardhje shqiptare në fillim të këtij viti u largua në kontinentin australian, ku shërbeu si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia” dhe më pas është zhvendosur në Los Angeles me të dashurin e ri Taika Waititi.

Por ajo do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë xhirime në tetor, e që do të jetë paraqitja e saj e parë në Mbretërinë e Bashkuar pas një kohe të gjatë që nga koha kur i theu rregullat anti-COVID me organizimin e festës famëkeqe të ditëlindjes vitin e kaluar.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel