Reperi shokon me pamjen e tij/ Operon kokën, në vend të flokëve vendos zinxhirë floriri me diamante (FOTO)

11/09/2021 11:31

Reperi latin Dan Sur i ka habitur të gjithë fansat me pamjen e tij. 23-vjeçari thotë se është reperi i parë në histori që ka varëse ari në vend të flokëve të tij, të cilat siç thotë i ka vendosur me operacion në skalpin e kokës.

“Ato janë të gjitha të kapur në lëkurën time. Këto janë flokët e mi, flokë floriri, jam i pari në historinë e njerëzimit,” tha ai.

“E vërteta është se doja të bëja diçka ndryshe, duke parë që të gjithë lyenin flokët. Shpresoj që mos më kopjojnë të gjithë tani,” shtoi më tej ai në një video të shpërndarë në TikTok.

Video u shpërnda në 1.9 milionë persona që mbetën të shokuar me pamjen e tij.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel