Haaland makineri golash, Dormundi fitore spektakolare në “BayArena”

11/09/2021 18:23

Spektakël dhe gola në sfidës e “BayArenas” mes vendësve të Bayer Leverkusenit dhe Borussias së Dortmundit, e mbyllur me fitoren 3-4 të verdhezinjve.

I papërmbajtshëm në këtë sfidë i zakonshmi Erling Haaland, që hapi dhe mbylli serinë e golave të verdhezinjve, ndërsa “Aspirinat” ndiejnë keqardhje për faktin se tri herë nuk arritën të ruanin epërsinë.

Vendësit shënuan të parët me Wirtz që në minutën e 9-të, ndërsa në të 37-tën barazoi Haaland. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për vendësit, falë Patrick Schik në minutën e parë shtesë.

Brandt barazoi shifrat në 2-2 sapo nisi pjesa e dytë (49’), por “Aspirinat” pak minuta më vonë e panë sërish veten në epërsi me golin e Diaby (55’).

Paas këtij momenti dominoi në lojë Borussia e Dortmundit që shënoi dy gola të njëpasnjëshëm me autorë Guerreiro dhe Haaland.

Për gjigantin norvegjez bëhet fjalë për 5 gola në katër ndeshjet e para të Bundesligës, ndërsa në pesë takimet e fundit, duke përfshirë edhe sfidat me kombëtaren, ka realizuar plot 8 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA