Lika: Tirana luan gjithmonë për titull, duam ta nisim mbarë sezonin

10/09/2021 20:15

Portieri Ilion Lika ishte në krah të trajnerit Orges Shehi në konferencën për shtyp të klubit të Tiranës, në prag të startit të Kategorisë Superiore dhe deklaroi se objektivi i bardhebluve këtë sezon do të jetë titulli kampion, teksa nuk ngurroi të analizojë edhe rivalët.

Si është atmosfera në prag të startit të kampionatit?
Atmosfera është e mirë, kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur. Shoh dhe shokët e skuadrës që nesër të shfaqin potencialin e tyre.

Me çfarë objektivi e nis Tirana sezonin?
Që në momentin që ne në uniformë kemi këtë stemë jemi të detyruar që të japim maksimumin dhe të ndjekim objektivat. Ne do të futemi në fushë për të arritur të gjithë objektivat. Merkato është bërë e mirë, stafi drejtues kanë punuar në maksimum, presidenti ka sakrifikuar për të bërë një ekip shumë të mirë. Me të gjitha gjasat janë që ne të garojmë për objektivat maksimal, por ne do të punojmë fort.

Cilët mendoni se janë rivalët e Tiranës për titullin kampion?
Të gjithë ekipet janë pretendente të gjitha skuadrat e Superiores janë të forta, duke futur këtu dhe Skënderbeun që ka djem të rinj dhe kualitete. Nuk shoh diferenca fare, duhet të kemi kujdes dhe të mundohemi që ta nisim mbarë me një fitore, sepse një fillim i mbarë është gjysma e punës.

Ju gëzon rikthimi i Dinamos në Superligë?
Gjej rastin që të uroj dhe Dinamon që u rikthyer në Superiore, është një aset i vyer i kampionatit shqiptar, fillimet e mia i kam pasur tek ai ekip dhe nuk i harroj. Është një ekip që e zbukuron kampionatin shqiptar.

A do të jeni në formacion nesër?
Nuk e di akoma nëse jam titullar apo jo. Unë po flas si një lojtar i Tiranës dhe jo si titullar, që jam i gatshëm gjithmonë që duhet ta ndihmoj. Formacionin nuk e ka qartësuar trajneri, nuk e di nga e keni marrë ketë informacion, gjithsesi unë jam i gatshëm. Është Bekaj ai që është titullar i Tiranës dhe mu bë shumë qejfin që doli negativ në testet e COVID-19.

Si është të shohësh ish shokët, tani me tutat e trajnerit?
Është diçka ndryshe që të shohësh ish-shokët e mi të skuadrës trajnerë, është kënaqësi dhe mundohem që t’i respektoj brenda fushës, ndërsa jashtë saj mbetemi shokë, vëllezër./SuperSport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA