Massimiliano Allegri e sheh veten sërish para medias për të komentuar humbjen e radhës në eksperiencën e tij me Napolin, edhe pse për sfidën e mbrëmjes së Ligës së Kampioneve ka më shumë se 1 alibi; faktin që pati dëmtimet e Meret dhe Alisson dhe ai që u gjend përballë Arsenalit, një prej skuadrave më të forta në Evropë.

‘Qëndrova shumë në dhomën e zhveshjes së bëra një dush për shkak të vapës. Çfarë iu thashë djemve? Që bënë një ndeshje të mirë kundër një skuadre shumë të fortë-tha Allegri-mbrojtëm mirë. Nëse këtë do ta bënim edhe në Milano dhe me Comon nuk do të kishim humbur. Pastaj, gabuman në pasimin e fundit kur niseshim në kundërulm. E dinim që ishte një ndeshje e komplikuar dhe vinim nga 2 humbje, por nuk duhet të demoralizohemi, sepse këtë shpirt gare që pashë sot duhet ta kemi edhe në ndeshjet në vijim. Sidomos sepse pamë që duke mbrojtur në këtë mënyrë nuk pësohet gol’.

Allegri vijoi diskutimin e tij në detaje akoma më teknike të ndeshjes

‘Në pjesën e parë dolëm mirë nga presioni i tyre, në të dytën kishte momente frenezia që na bëri të gabojmë-vijoi Allegri-sonte nuk kam asgjë për çfarë të qortoj vetëm për faktin që gabuam disa zgjedhje në pasimin e fundit. Si janë të dëmtuarit? Alisson besoj se e humbëm për pak kohë. Meret të shohim’.

Top Channel